Me ne më të sigurtë!

Historiku i Kompanisë

Historiku

1985
VITI

THEMELIMI I KOMPANISË

Me iniciativën dhe guximin e punëtorit të madh dhe të palodhur Selman Zariqi profesionist me kualifikime të larta në Ndërtimtari kompania “Standard” fillimisht është liqencuar me emrin O.K.P.B. ”ZEJTARI” (Organizata Kontraktuese e Punës së Bashkuar) me datë 31 maj 1985 dhe është ndërmarrja e parë private në Kosovë, atëherë e liqencuar, me Pronar dhe Drejtor të ndërmarrjes z.Selman Zariqi.

1986
VITI

PROJEKTI I PARË

Punën e parë që ndërmarrja firmosi ishte me Elektroekonominë e Kosovës tani KEK-u pikërisht në objektet e “Kosoves A”.
Në liqencimin e parë ndërmarrja kishte një veprimtari të kufizuar sepse ligjet e atëhërshme ekzistuese nuk lejonin rritjen e biznesit privat.

1988
VITI

“ZEJTARI “, në “STANDARD”

Më vonë në vitin 1988 ndërmarrja fiton në zgjërimin pothuaj të plotë të veprimtarisë së saj dhe njëherit bën ndërrimin e emrit të ndërmarrjës nga “ZEJTARI “, në “STANDARD” ashtu që ndërmarrja fitoi një simpati tek partnerët afarist por edhe tek shoqëria Kosovare duke patur rreth vetes një numër te konsideruar ekpertësh dhe numër të madh të punëtorëve që gjithmonë silleshin në numër prej 60 deri në 120 punëtorë të profileve të ndryshme të paisur mirë me mekanizim dhe mjete të punës.
.

1991
VITI

RI-REGJISITRIMI I TRETË NGA OKPB

Në vitin 1991 ndërmarrja bën riregjisitrimin e tretë dhe nga OKPB rexhistrohet ne NNZSHT (ndërmarrja ndërtimore zejtare shërbyese dhe tregtare te udhëhequr nga ekipi menaxhues dhe pronarë të ndërmarrjes (të bijët e Selman Zariqit) Nebih Zariqi-drejtor, Salih Zariqi, Vehbi Zariqi dhe Lutfi Zariqi udhëheqës të sektoreve te ndërmarrjes.
Investitorët më të mëdhenj në periudhën 1985-1991 ishin BVI
(Bashksitë vetëqeverisëse të interesit) për arsim, shëndetësi dhe kulturë në nivel komunal dhe të Kosovës, Ballkani – Suharekë, Elektroekonomia e Kosovës etj.

1991
-1998

PROJEKTET GJATË VITEVE 1991-1998

Nga viti 1991-1998 ndërmarrja ka realizuar punë në NPK Termokos –Prishtinë, disa qendra tregtare dhe banesore në Prishtinë, Feronikël, Elektroekonomi etj.
Që nga fundi i vitit 1999, e deri me tani ndërmarrja ka realizuar projekte të mëdha me: Agjensionin Europian, KFOR–in, Shoqata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, objekte tregtare, banesore, terminale depozitash karburanti dhe gasi. Numri i të punësuar që sillet prej 100-300 veta të profileve të ndryshme.

2018
VITI

NE VAZHDOJMË PA U NDALUR

Që nga fillimi e deri me sot ne nuk jemi ndalur asnjëher, misioni yne eshte te tranformojme idet tona ne projekte qe e bejne qytetin te duket me bukur.

AlbanianEnglish