Me ne më të sigurtë!

Mbikqyrja E Projekteve

Mbikqyrja E Projekteve

Pas realizimit të projektit zbatues ekipi i mbikëqyrjes i përcaktuar nga ana a kompanise Standard merr përsipër që përmes inxhinierve të kualifikuar do ta bëj Mbikqyrjen e realizimit të ndërtimit të komplekseve, duke filluar nga organizimi i vend-punishtës, procesin e rrënimit te ndërtesave të vjetra, të gjithë ndërtimin e deri në përfundimin e tij sipas parimit ‘’Qelës në dorë’’, si dhe asistimin me rastin e pranimit teknik të objektit nga organi kompetent komunal.

Ekipi i mbikëqyrjes do të realizoj dhe përfundoj detyrat e lartpërmendura, në përputhje me “Projektin detal” të punuar për ndërtimin e Kompleksit.

Ekipi i cili mbikëqyre punimet po ashtu zotohet se do te marrë pjesë gjatë implementimit të projektit, do të këshillojë lidhur me implementimin e tij dhe në rast të problemeve në implementim të bëjë ndryshimet e nevojshme ne projekt.

Procesi

Planifikimi i projektit dhe kontrollimi
Administrimi i kontratës
Koordinimi dhe menaxhimi i tëre projektit
Organizimi i strukturës së menaxhimit të projektit
Përgatitja e orarit të detajuar të projektit
Vendosja e modelit kompjuterik për monitorimin e progresit
Mbikëqyrja e të gjitha punimeve në teren bëhet sipas ligjeve dhe rregulloret e Kosovës për ndërtimtari
Ne Jemi Standard
Ne kemi transformuar idetë dhe vizionet në projekte me çmime te fituara
AlbanianEnglish