Me ne më të sigurtë!

Projektim

Projektim

Që nga viti 2001, Standard ofron shërbimin e saj në projektim godinash civile apo industriale. Ky shërbim përfshin analizën dhe projektimin e strukturave të reja (betonarme ose metalike) si dhe kontrollin dhe rikonstruksionin sipas standarteve të godinave ekzistuese. Për të qënë lehtësisht të lexueshme nga çdo inxhinjer, ne përgatisim vizatime konstruktive të qarta dhe kujdesshme, duke lënë pak hapësirë për paqartësi. Që nga dita e parë që projekti fillon dhe deri në përfundim të ndërtimit të tij, ekipi ynë është vazhdimisht prezent në objekt duke bashkëpunuar ngushtë me kontraktorët.

Qëllimi ynë është të kuptojmë nevojat dhe objektivat e klientit. Duke bashkëpunuar nga afër dhe hapur me njëri tjetrin, ne i ndihmojmë klientët të bëjnë zgjedhjet më ekonomike për investimin e tyre. Ne jemi të përkushtuar ta përmbushim detyrimin tonë në kohë dhe me zgjidhjen më të mirë ekonomike. Arkitektura e mirë fshihet pas detajeve, për këtë arsye ne bashkëpunojmë ngushtësisht me arkitektët tanë.

Disa Nga Projektimet tona!

Ne Jemi Standard Group!
Ne kemi transformuar idetë dhe vizionet në projekte të fituara me çmime
AlbanianEnglish